DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete për mandatin e dytë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, për mandatin e dytë, këshill ky i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Presidenti Sejdiu, foli për rolin dhe rëndësisë që ka Këshilli Konsultativ për Komunitete, dhe e vlerësoi punën e mirë që është bërë në kuadër të këtij këshilli gjatë mandatit të parë.

?Këshilli i formuar më herët, i cili ka funksionuar deri në përfundimin e mandatit të tij ka funksionuar mirë. Sigurisht se anëtarët e këshillit mund të kenë ndjenjën se mund të bëhet edhe më shumë, dhe unë pajtohem me ta, se ka mundësi edhe më tepër, por të njëjtën kohë, unë them se në kuadër të rrethanave modeste që kemi pasur dhe kushteve tjera përcjellëse, puna është bërë me përkushtim, duke përfshirë përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve pa dallim?, theksoi Presidenti Sejdiu.

Dekretimi i përbërjes së re të Këshillit u bë ashtu siç është paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Republikën e Kosovës.

Në fund, Presidenti Sejdiu, rikonfirmoi edhe njëherë përkrahjen dhe mbështetjen e tij maksimale, në mënyrë që ky këshill të funksionojë në mënyrën më të mirë.

This site is registered on wpml.org as a development site.