DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Një delegacion i Republikës së Kosovës mori pjesë meshën e përshpirtshme për presidentin e Polonisë, Lech Kaczynski në Kishën Katolike të Shkupit

Një delegacion i lartë i Republikës së Kosovës, në të cilin bënin pjesë përfaqësuesit e . Presidentit Sejdiu, përfaqësuesi i Kryeministrit Thaçi, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Skënder Durmishi, organizuar nga Protokolli i Shtetit, mori pjesë në meshën e përshpirtshme të mbajtur në Kishën Katolike të Shkupit për Presidentin e Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshorten e tij Maria dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit polak, të cilët humbën jetën sot në aksidentin tragjik të aeroplanit me të cilin po udhëtonin, në afërsi të aeroportit të Smolenskut në Rusi.

Po ashtu, përfaqësuesit e këtij delegacioni, në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u nënshkruan në librin e zisë, e cila është hapur në ambasadën e Republikës së Polonisë në Shkup. Në meshën e përshpirtshme për Presidentin Kaczynski, përveç ambasadorit të Polonisë në Shkup, morën pjesë edhe gjithë krerët më lartë shtetërorë të Maqedonisë, Presidenti Ivanov, kryeministri Gruevski, kryetari i Kuvendit e zyrtarë të tjerë të lartë, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues nga e gjithë bota të akredituar në Shkup. Ambasadori i Polonisë falënderoi pjesëmarrësit, ndërsa me theks të veçantë falënderoi për solidaritetin e treguar nga Republika e Kosovës dhe sidomos pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në meshën e përshpirtshme në Kishën Katolike të Shkupit.  

This site is registered on wpml.org as a development site.