Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti në një takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Francës, z. Bernard Kushner.
Gjatë takimit, Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Kushner për kontributin e vazhdueshëm që e ka dhënë Republika e Francës në mbështetje të Republikës së Kosovës.
?Përkrahja e Republikës së Francës ka qenë përkrahje në momentet më të rëndësishme të zhvillimeve që kanë ndodhur në Kosovës. Po ashtu, edhe vet z. Bernard Kushner ish- kryeadministrator i OKB-së në vendin tonë, tash ministër i Jashtëm i Republikës së Francës, është një mik i dëshmuar për popullin dhe Republikën e Kosovës?, thekoi Presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi kontributin e z. Kushner në ndërtimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e vendit tonë si dhe një njeri që ka mbetur mik dhe aleat i gjithmonshëm i lirisë njerëzore.
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu, shprehu falënderimin e madh për Republikën e Francës dhe për Presidentin Sarkozy, për mbështetjen që i është dhënë Kosovës edhe me rastin e njohjes së pavarësisë së vendit, por edhe në të gjitha proceset e tjera të mëtejshme.
?Franca do të mbetet një aleat i rëndësishëm dhe i vazhdueshëm në zhvillimet tona për paqen, demokracinë dhe për raportet e mira mes shteteve sovrane, posaçërisht me investimin e saj në rajon?, tha Presidenti Sejdiu.
Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Francës, duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për kontributin e tij të madh, në rrugëtimin e Kosovës, rilindjes dhe transformimit të saj, tha se Kosova ka perspektivë evropiane ? ashtu siç kanë të gjitha shtetet e Ballkanit.
?E ardhmja e Kosovës, e ardhmja e Serbisë, është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, dhe kurrë nuk e kemi imagjinuar ndryshe?, u shpreh ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner.
Kushner, duke folur për transformimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, në të gjitha fushat, tha se Kosova ka përmbushur një rrugëtim gjigant.
“Pavarësia juaj nuk është në pyetje. Kjo është lëvizje e historisë. Asgjë dhe askush nuk mund ta parandalojë këtë lëvizje të historisë”, u shprehë z. Kushner.