DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalë rasti në shtatëmbëdhjetëvjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Zonja dhe Zotërinj,

Jemi tubuar sot, këtu së bashku, që të shënojmë 17-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila që nga 23 dhjetori i vitit 1989 deri më sot, mbeti subjekti më i fuqishëm politik në Kosovë, me të cilin lidhen po kështu zhvillimet më të rëndësishme që janë bërthamë e rrugëtimit të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Është ky shënimi i parë i këtij përvjetori të rëndëishëm pa liderin shpirtëror të popullit të Kosovës, udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, që dhe mbetet krenaria jonë e përhershme. Ju thërras që me një minutë heshtjeje ta kujtojmë personalitetin dhe veprën e tij të madhe deri në shkrirje për Kosovën, si dhe të gjithë udhëheqësit dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që më nuk janë në mesin tonë.Zonja dhe Zotërinj, E themeluar nga një grup intelektualësh në krye të së cilës u vu burri i madh i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me të, arriti që jo vetëm të jetë busullë themelore e rrugëtimit politik dhe e përballjes me sfidat e shumta që patëm gjatë këtyre 17 vjetësh, por në të njëjtën kohë duke u mbështetur në vizionin largpamës të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, të jetë dhe të bëhet inicuese dhe artikuluese më e denjë dhe më e fuqishme e aspiratave tona të shekujve.Filozofia politike me të cilën u udhëhoq LDK-ja me në krye Dr. Ibrahim Rugovën u shpreh në disa rrafshë të vecanta, të cilat së bashku kompononin shtrirjen e saj të përgjithshme duke vecuar rezistencën aktive paqësore, që në esencë i sfidoi të gjitha trysnitë dhe mësymjet e bëra nga Serbia, ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve demokratike të Kosovës, edhe pse në rrethana okupimi, të cilat ishin rezultat i votës plurale të qytetarëve të Kosovës dhe që bënë që Kosova të mbijetojë bashkë me to duke krijuar premisat e pushtetit moral të mbështatur nga populli i Kosovës dhe e veçanta, sensibilizimi i çështjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare duke e bërë kështu Kosovën shembull unikat të trajtimit dhe të intervenimit ndërkombëtar për ta ndihmuar nga zhbërja që i kanosej.Rezistenca e armatosur është një segment i vecantë i po këtyre rrafsheve të veprimit, e cila ishte kundërvënie në mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në kohët e vështira të fundshekullit të kaluar. Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë rrugëtim të saj dëshmoi fuqinë e vet artikuluese të aspiratave për ndërtimin e pavarësisë së Kosovës edhe me njohjen ndërkombëtare duke ndërtuar bashkë me partitë e tjera politike struktura të qëndrueshme të institucioneve demokratike të dala nga vota e lirë e qytetarit dhe duke dëshmuar seriozitetin e saj. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm arriti që të bëjë dhe të mbajë shumë miq për Kosovën dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e fuqishme të Unionit Evropian, të cilat e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Kosovën pa rezervë.LDK-ja, tani së fundi, përmbylli me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, i cili, me gjithë ndonjë pengesë kalimtare, ishte kurorëzim i një pune të madhe, që paraqet garanci më vete për të ardhmen e saj dhe për jetësimin e vizionit sublim për një Kosovë të pavarur dhe demokratike. Zonja dhe Zotërinj,Na ndajnë edhe pak muaj nga definimi i statusit të Kosovës, përkatësisht njohja ndërkombëtare e pavarësisë së saj. Besojmë dhe po punojmë bashkë me Bashkësinë Ndërkombëtare, në vecanti me Presidentin Ahtisari dhe Grupin e Kontaktit që kjo të ndodhë shumë shpejt.Jemi të përkushtuar që Kosova të ndërtohet në vazhdimësi si një shtet modern dhe demokratik dhe me dëshmim të saj të përhershëm për respektimin e vlerave më të larta njerëzore e të demokracisë si parakusht i rëndësishëm po kështu për integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Më lejoni që me këtë rast t’ju uroj festat e rëndësishme të këtij fundviti.Ju Faleminderit!

This site is registered on wpml.org as a development site.