I nderuari kryesues i Seancës,
I nderuari kryeministër dhe ministra të Qeverisë së Kosovës,
Të nderuar deputetë,
Siç jeni të njoftuar të shtunën e kaluar më 10 mars 2007 përfunduan bisedimet në Vjenë lidhur me çështjet e veçanta e që kanë të bëjnë edhe me statusin e Kosovës, nën udheheqjen e Presidentit Ahtisari. Ky ishte takimi i fundit në nivelin më të lartë përfaqësues të vendeve.
Ishte ky një proces i gjatë dhe i vështire që zgjati rreth 14 muaj. Delegacioni i Kosovës e ka informuar këtë Kuvend në vazhdimësi lidhur me bisedimet duke patur mbështetjen e tij të njëkohëshme. Pokështu, para konsultimeve shtesë që u mbajtën para takimit te fundit në Vjenë, në këtë Kuvend u zhvillua një debat i gjerë dhe i rëndësishëm lidhur me Propozimin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisarit apo sic jemi mesuar ta quajmë Pakon e Ahtisarit.Delegacioni i Kosovës përmes delegacioneve të tija, si me pare , ashtu edhe së fundi ne konsultimet e shtesë që u zhvilluan nga fundi i shkurtit dhe ditet e para te marsit 2007 ka shtruar edhe nje here qendrimet e tij lidhur me kete propozim te cilat si të tilla jane ndertuar duke pasur parasysh pos te tjerash edhe vërejtjet dhe shqetesimet e paraqitura në Kuvend, dhe në të njëjtën kohë edhe nga institucionet e tjera dhe qytetarët.Duke pasur parasysh faktin se Pakoja e Presidentit Ahtisari e përmbyllur tani në strukturën e saj të tërësishme, krahas elementeve të tjera që i trajton për pozitën e komunuiteteve pakicë në Kosovë, ajo si e tillë përmban bazën themelore dhe të qëndrueshme për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, si dhe duke pasur parasysh edhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, ne e kemi pranuar në parim si të tillë.Serbët dhe pakicat tjera në Kosovë në këtë pako të statusit të Kosovës marrin të drejta dhe garanca që sigurojnë përfaqësimin e tyre politik, apo thënë më saktë edhe mbipërfaqësimin politik, por edhe të drejta vetëqeverisjeje në rrafshin lokal që pakicat e tjera në këtë pjesë të Evropës mund t’ua kenë lakmi.Krejt kjo është bërë sepse kemi dashur t’iu garantojmë këto të drejta, sepse ne duam të ndërtojmë fatin dhe mirëqenien tonë mbi lumturinë tonë e të bashkëqytetarëve tanë, mbi lumturinë e përbashkët e jo mbi fatkeqësinë e kujtdo.Në takimin e fundit të Vjenës duke ofruar argumentet tona për shtetin e pavarur dhe Sovran të Kosovës kemi theksuar fuqishëm, si edhe më parë, se pavarësia e Kosovës është alfa dhe omega , fillimi dhe mbarimi i qëndrimit tonë. Asnjë lidhje strukturore me institucionet e Serbisë nuk është e pranueshme për ne.Të nderuar deputetë,Më lejoni t’iu them se delegacioni i Kosovës në unitet të plotë ka shprehur qëndrimin e vet për këtë proces që duhet të përmbyllet tani me njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe Sovran.Ne kemi shprehur besimin tonë të plotë për Presidenetin Ahtisari dhe ekipin e tij, për Grupin e Kontatktit , Unionin Evropian dhe NATO-n, për përkushtimin e tyre për përmbylljen e këtij procesi sa më shpejt. Përkushtimin e vecantë të Presidnetit Ahtisari për këtë e dëshmon fakti se propozimin e tij bashkë me rekomandimet politike për të ardhmen e Kosoëvs, ai i ka transmetuar që sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke i kushtuar peshë të vecantë propozimit të tij si tërësi bashkë me rekomandimet politike dhe trajtimit të Kosovës si rast sui generis në vecanti.Delegacioni i Kosovës duke shprehur qëndrimin e tij për këtë document si të pranueshëm për Kosovën dhe duke pasur parasysh edhe plotësimet e ndërkohshme që i ka bërë Presidenti Ahtisari e që kanë qenë të njohura për ne, të cilat si të tilla nuk e prishin substancën e dokumentit , që besoj si tërësi do ta ketë Kuvendi i Kosovës në një të ardhme të afërt , ka shprehur përkushtimin e tij se Kosova do të angazhohet denjësisht për implementimin e Marrëveshjes e cila nënkupton pavarësimin e saj në radhë të parë, duke kërkuar efikasitet të institucioneve të Kosovës në zbatimin e saj.Delegacioni i Kosovës , pokështu ka shprehur qëndrimin e tij se Kosova do të angazhohet që kjo marrëveshje të ketë refleksionin e saj të drjepërdrejt në Kushtetutën e Kosovës dhe në ligjet e tjera që kanë të bëjnë me këtë materie.Të nderuar deputetë ,Delegacioni i Kosovës pokështu ka shprehur qëndrimin e tij për të mirëpritur një prezencë të re civile ndërkombëtare në Kosoëv dhe vazhdimin e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë. Këto i konsiderojmë si faktorë të rëndësishëm për të ndihmuar Kosoën për zhvillimet më të shpejta dhe për integrimet e saj në strukturat evroatlantike, pra për anëtarësimin e Kosovës në Union Evropian dhe në NATO. Kjo njëkohësisht do të thotë një ndihmë e vecuar për shtimin e efikasitetit të institucioneve te Kosovës në fushën e sundimit ët Ligjit dhe të sigurisë dhe për ngritjen e një force mbrojtëse të Kosovës të përputhshme me standardet e NATO-s. Pokështu, delegacioni i Kosovës me theks të vecantë e ka shprehur qëndrimin dhe gatishëmërinë e Kosovës që të jetë pjesë e anëtarësuar në sistemin ndërkombatër, përkatësisht të mekanizmave ndërkombëtarë deri edhe me anëtarësimin e saj në OKB.Të nderuar deputetë , Duke pritur dhe besuar se ky proces do të përfundojë shpejt në nivelin më të lartë të vendimmarrjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke hequr nga fuqia Rezolutën 1244 dhe duke nxjerrë rezolutë të re për të ardhmen e Kosovës, më lejoni që edhe njëherë të përshëndes nga këtu Presidentin Ahtisari, Grupin e Kontaktit, Naton , SHBA-të dhe Unionin Evropian dhe UNOSEK-un për angazhimin e tyre objektiv për kurorëzimin e këtij procesi në definimin e statusit politik të vendit tonë.Kosova de fakto e pavarur nga viti 1999 falë rezistencës së saj të gjatë, duke u mbështetur në përdegëzimet e luftës osnë politike dhe të armatosur që identifikohen me Presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin e lëvizjes independiste që do të shihet në retrospektivë historike si themeltar i shtetit të Koosbvës dhe Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe falë intervenimit të NATO-s, sot e prêt njohjen e saj ndërkombëtare , si kusht sine qua non për ekzistencën e saj dhe hapjen e perspektivës së re demokratike dhe zhvillimore dhe për bërjen e saj faktor të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Qasja jonë është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi me të gjithë fqinjtë tanë.Ne do të dëshmohemi.Ju falemnderit.