presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi takoi kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua sot me kryetaren e KQZ-së, znj. Valdete Daka si dhe me kryeshefin e Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peçani.

Gjatë takimit, kryetarja e KQZ-së theksoi se KQZ është e gatshme teknikisht për organizimin e zgjedhjeve nëse do të kërkohet.Duke folur për sfidat me të cilat do të përballet KQZ, në rast të kërkesës për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditës, znj. Daka kërkoi nga UD i Presidentit të Republikës, dr Jakup Krasniqi mirëkuptim dhe se për të siguruar një proces ferë, të lirë dhe transparent, sipas saj duhet të plotësohen  disa kushte që kanë të bëjnë me sigurimin e buxhetit në kohën e duhur, përkrahje logjistike, çështje që kanë të bëjnë me listat e votuesve, informimi publik,  çështja e votimit jashtë vendi dhe përkrahja e faktorit ndërkombëtar.Ndërkaq, në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Rahovecit, ajo theksoi se KQZ është e gatshme për t’i organizuar ato brenda 45 ditësh nëse do të kërkohej.UD i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi e falënderoi znj Daka për informacionet dhe theksoi se konsultimet për këto tema do të vazhdojmë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.