presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu i dorëzoi Çmimin vjetor të KKSHA ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Nikollas Bërns

Nju-Jork, 23 shtator 2010. – Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në ceremoninë tradicionale të përvitshme, të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), në Nju Jork.

Në takim, ku ishin të pranishëm një numër i madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në SHBA dhe miq e përkrahës amerikanë, nga një fjalë rasti mbajtën Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi, të cilët folën për zhvillimet në Republikën e Kosovës, si dhe falënderuan SHBA për përkrahjen e vazhdueshme të vendit tonë, sikur edhe theksuan kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu i dorëzoi Çmimin vjetor të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Nikollas Bërns.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.