presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentit Behgjet Pacolli në vizitë zyrtare në Maqedoni më 23 e 24 mars

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë më 23 e 24 mars në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.

Presidenti Pacolli gjatë kësaj vizite do të takohet me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanovski, si dhe një varg zyrtarësh të lartë të Maqedonisë. Pos në Shkup, Presidenti Pacolli do të qëndrojë edhe në komunën e Tetovës, si dhe do të vizitojë disa kompani të rëndësishme biznesi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.