presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava, me rastin e festës së Bajramit të Madh. Në urim thuhet:

I nderuari z. Naim Tërnava,Kryetar i Bashkësisë Islame të KosovësNë emrin tim dhe të popullit të Republikës së Kosovës ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e festës së Bajramit të Madh.Kjo ditë e shënuar e gjen vendin tonë të dashur, Republikën e Kosovës, me shumë arritje, për realizimin e të cilave kontributi i Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe juaji personalisht, është i pamohueshëm.Duke e vlerësuar lart rolin Tuaj dhe të Bashkësisë Islame në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë, urojmë që paqja, dashuria dhe harmonia në mes qytetarëve të Kosovës dhe të botës mbarë të mbizotërojë përherë.Jam i bindur se edhe në të në ardhmen, Ju do t’i shërbeni me vullnet të plotë, sikundër deri më tani, thellimit të harmonisë, tolerancës ndërfetare dhe mirëkuptimit në mes qytetarëve të Kosovës pas dallim etnie e besimi. I nderuar Kryetar, më lejoni që edhe në këtë ditë të bekuar, t’Ju ripërsëris ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!Urime dhe me fat!Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës 

This site is registered on wpml.org as a development site.