presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin Barak Obama

Nju-Jork, 23 shtator 2010. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u takua sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Në takimin që u realizua në kuadër të pritjes tradicionale vjetore që Presidenti Obama organizon për liderët e shteteve, ishte e pranishme edhe zonja e parë, Nezafete Sejdiu.

Gjatë takimit, Presidenti Sejdiu e falënderoi Presidentin Obama për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, Presidenti Obama ritheksoi përkushtimin e SHBA ndaj Kosovës. “Do të jemi me ju, do t’ju përkrahim në vazhdimësi”, theksoi Presidenti Obama gjatë takimit të shkurtër me Presidentin Sejdiu.

Në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama, Presidenti Sejdiu zhvilloi takime me një numër të madh burrështetasish nga shtete të ndryshme anekënd globit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.