presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë, Krasimir Tulechki

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, z.Krasimir Tulechki.

Në një takim të përzemërt, Presidenti Sejdiu e falënderoi ambasadorin Tulechki për angazhimin, punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë kohës së shërbimit të tij në vendin tonë. Po kështu, Presidenti Sejdiu theksoi kontributin shumë domethënës dhe ndihmën  e pakursyer që Republika e Bullgarisë ka dhënë dhe po jep për Republikën e Kosovës.Njëkohësisht, Presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosovës është e angazhuar në vazhdimësi që të ketë marrëdhënie shumë të mira me të gjitha vendet fqinje dhe me të gjitha vendet e rajonit. Ai ritheksoi bashkëpunimin e mirë me Republikën e Bullgarisë dhe u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.Ndërsa, ambasadori Tulechki, pasi e quajti një periudhë shumë të rëndësishme shërbimin e tij si ambasador në vendin tonë, ku pati një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha institucionet e vendit, theksoi se Bullgaria është e përkushtuar në politikën e saj konstante shtetërore për Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.