presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ndan së bashku me Presidentin Topi dhe me Kryeministrin Berisha gëzimin për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një vizite joformale në Republikën e Shqipërisë, u takua me Presidentin e Shqipërisë, z. Bamir Topi dhe me Kryeministrin Sali Berisha, më të cilët ndan së bashku gëzimin për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Presidenti Sejdiu tha vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare, të 22 korrikut për ne si vendim, por edhe si një ditë, është një ditë e bekuar, sepse i jepet një mbështetje e fuqishme drejtësisë, lirisë njerëzore dhe lirisë së Kosovës. “Një mbështetje e fuqishme për verdiktin e madh të artikuluar më 17 shkurt të vitit 2008 nga përfaqësuesit e vendit. Prandaj vërtet ne cilësojmë se ka ardhur koha e zhvillimeve të reja, një epokë e re, në të cilën ne ftojmë që edhe Republika e Serbisë të jetë partnere e bashkëpunimeve, e bashkëpunimeve edhe rajonale, edhe të bashkëpunimeve të Serbisë në radhë të parë për paqen dhe stabilitetin, por edhe zhvillimeve të tjera që kanë të bëjnë me proceset integruese”, theksoi Presidenti SejdiuPër ne, vijoi Presidenti Sejdiu, është shumë me rëndësi që Republika e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet mbështetëse e fuqishme e kauzës sonë edhe për lirinë, që ka qenë një vlerësim i madh, por edhe për zhvillimin e tanishëm dhe them se zhvillimet që kemi para vetes, objektivat që kemi para vetes, lëvizjet e fuqishme që janë bërë në këtë drejtim janë një taban i mirë. Presidenti Sejdiu i vlerësoi lëvizjet e mira që Shqipëria i ka bërë me anëtarësimin në NATO, dhe se integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian janë edhe synime të Kosovës.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha të ishte i bindur së paralelisht do të vijnë momente që Kosova të krijojë edhe bonusin e menjëhershëm të njohjeve ndërkombëtare për të qenë anëtare edhe e Kombeve të Bashkuara. Presidenti gjatë këtij takimi, i përgëzoi autoritetet e Shqipërisë për rrugën Prizren- Durrës, përgjatë së cilës kishte shkuar në Shqipëri dhe e cila e ka afruar si kurrë më parë Kosovën dhe Shqipërinë dhe shtoi se mbetet të vazhdohet edhe në pjesën e KosovësNdërkaq, Presidenti Topi, gjatë këtij takimi, e uroi edhe një herë Presidentin Sejdiu për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë Kosovës, duke ndarë me të gëzimin dhe bindjen se ky vendim ishte një tjetër hap i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe aspiratat e tij integruese.“Pata kënaqësinë e madhe që të mirëpres në një takim, në një mëngjes pune, që do të thotë një takim informal, Presidentin e Kosovës, zotin Sejdiu, me të cilin ndamë edhe njëherë gëzimin e përbashkët për vendimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që sanksionoi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si një shtet të lirë, sovran dhe të pavarur”,theksoi Presidenti Topi.Padiskutim, vijoi Presidenti Topi, mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një moment madhor, që shton në mënyrë të ndjeshme besueshmërinë e shtetit të ri të Kosovës dhe e fut atë në një rrjedhë të re të njohjeve të reja dhe të një bashkëpunimi më institucional në rajon.Presidenti Sejdiu e përgëzoj Presidentin Sejdiu për një rol të jashtëzakonshëm së bashku me lidershipin politik në Kosovë, për ndryshimin e menjëhershëm të imazhit të shtetit të ri të Kosovës, i cili është ndërtuar mbi bazat e multi-etnicitetit dhe mbi baza reale të kësaj filozofie.“Mendoj që është një erë e re e bashkëpunimit rajonal ku faktorët ndihen më të çliruar. Uroj që edhe Serbia, lidershipi në Serbi, ta vlerësojë këtë realitet të ri! Ishin ata që e dërguan çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare. Janë ata të parët që duhet të pranojnë verdiktin e Gjykatës, sepse ky është pozicioni që kanë krijuar. Duhet të pranojnë vendimin e asaj Gjykate, e cila në një rast të një shembulli ekstrem të profesionalizmit, me një vlerësim analitik, të cilin besoj se e keni ndjekur të gjithë, vërtetoi në mënyrë shumë profesionale legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, theksoi Presidenti Topi.Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Topi  diskutuan edhe për të ardhmen e raporteve në mes të dy vendeve, në kontekstin rajonal, duke përmendur takimet e mëhershme dhe shprehën besimin për zgjerimin e tyre. Poashtu, Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizite joformale, një ditore në Republikën e Shqipërisë ka patur një takim shumë vëllazëror edhe me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.