presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Delegacioni i Kosovës vazhdoi takimet në Nju-Jork

Nju-Jork, 24 shtator 2010. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni kanë zhvilluar edhe gjatë ditës së sotme një varg takimesh në Nju-Jork.

Fillimisht, Presidenti Sejdiu është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në një mëngjes pune, ku ata kanë diskutuar për zhvillimet në dy vendet tona respektive dhe në rajon dhe për bashkërendimin e hapave për sigurimin e njohjeve sa më të shumta për Kosovën, si dhe integrimin sa të më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare.

Pas këtij takimi, Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe ministri Hyseni zhvilluan një takim me Kryeministrin e Antigua e Barbudi, Baldëin Spencer. Në një takim të gjatë e miqësor, ata e njoftuan kryeministrin Spencer me zhvillimet në vendin tonë, mendimin e GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe rezolutën e miratuar në OKB, si dhe kërkuan nga ai që shteti i tij të ndërmarrë hapin e njohjes së Republikës së Kosovës.

Një takim tjetër të rëndësishëm Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri Hyseni zhvilluan edhe me Presidentin e Irakut, Jalal Talabani.

Edhe në këtë takim u theksua momenti i ri politik i krijuar në Kosovë, pas mendimit të qartë të GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, si dhe u shtrua kërkesa që Iraku ta njohë Republikën e Kosovës, kërkesë e cila sipas Presidentit Talabani është në fazën e shqyrtimit nga udhëheqja e Irakut.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.