presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

LIDOVE NOVINÉ: Kurrfarë ndarjeje as shkëmbim territori të Kosovës

Idetë siç janë ato për ndarjen e Kosovës i takojnë shekullit të kaluar. Duhet përkrahje reciproke, e jo të veprojmë kundër njeri-tjetrit. Këtë ua tha dje gazetarëve Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, duke folur për raportet me Serbinë. Jahjaga po qendrën këto ditë në Pragë për të marrë pjesë në konferencën e Forumit 2000

Në prill të këtij viti jeni zgjedhur presidentja e parë e Kosovës. A ishte zgjedhja befasi për ju?Nuk do të thosha që ishte befasi. Erdhi deri te pajtimi për emrin tim dhe u mbajt votimi. Gjatë zgjedhjes sime si Presidente e Kosovës, për herë të parë në historinë e Kosovës, ndodhi që kandidati për këtë post të votohet nga dy të tretat e parlamentarëve. Pëlqimin e dhanë shumica, si partitë në pushtet, po ashtu edhe opozita.Mirëpo, derisa e pranuat funksionin më të lartë, nuk keni pasur shumë ambicie politike…Isha zëvendëse e drejtorit të policisë së Kosovës, që është post shumë i lartë. Policia ka qenë gjithmonë ndër institucionet më të rëndësishme të Kosovës, dhe shumë e respektuar. Gjithashtu sipas ligjit mbi policinë, pjesëtarët e saj nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë partie politike. Pra, nuk mund të jenë aktivistë politikë, të kenë ambicie politike. Në atë kohë i kam shërbyer në veçanti vetëm qytetarëve të Kosovës si oficere policie. Tani pozicioni im ka ndërruar, por vazhdoj t’iu shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës.Gjatë verës, në pjesën veriore të Kosovës, konkretisht në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë, ndodhën disa incidente. Ishin bllokuar akset rrugore, njerëzit kishin dalë në rrugë. Si është situata këto dite në këtë pjesë te vendit?Para së gjithash do të sqaroja diçka. Nuk do të përdorja fjalën incident. Këtu flasim për komunat në pjesën veriore të Kosovës, të cilat nuk respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e as marrëveshjet ndërkombëtare. Duhet të kuptojmë se në 12 vitet e fundit nuk është përmbushur kurrfarë dispozite doganore. Këto dy vendkalime kufitare kanë qenë gjithmonë parajsë dhe portë e hapur për kontrabandim të çdo lloj malli. Në këtë zonë kanë operuar shumë grupe kriminele ilegale. Me këtë janë dëmtuar rëndë buxheti dhe ekonomia e Kosovës, po ashtu edhe e Serbisë. E vetmja përgjigje për këto komuna ishte që të vendoset sundimi i ligjit dhe të sigurohet që vendkalimet kufitare të funksionojnë normalisht. I kemi ofruar edhe fqinjit tonë, Serbisë, që të na përkrahë në këtë aksion, që ka për qëllim shkatërrimin e këtyre grupeve ilegale. Kjo do t’i ndihmonte shumë integrimit të të gjitha komuniteteve, sidomos atij serb, në shoqërinë kosovare.Por, më e rëndësishme është sidomos zbatimi i plotë i planit të Ahtisarit (nga viti 2007, përmban garancitë për të gjitha pakicat që jetojnë në Kosovë si dhe parasheh pavarësinë për Kosovën, fillimisht nën mbikëqyrjen ndërkombëtare – vërejtja e redaksisë.). Rezultatet e para mund të shihen në komunat e tjera. Duhet dhënë hapësirë që të implementohet edhe në veriun e Kosovës. Po ashtu, është e nevojshme që në komunat e veriut të mbahen zgjedhjet. Kështu do të zgjidhen në mënyrë legale dhe legjitime njerëzit që do të flasin për tërë komunitetin në veri. Njëkohësisht do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.Si e shihni sot zgjedhjen në tërësi të çështjes së Kosovës?Duhet t’i braktisim ato ide që sipas mendimit tim i takojnë shekullit të kaluar. Nuk do të ketë kurrfarë statusi special për veriun e Kosovës, nuk ekziston asgjë në formë të planit Ahtisari Plus diçka më tepër, nuk do të ketë asgjë si ndarja e Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë. Ne si shtet e kemi të kaluarën tonë të veçantë, ndërsa ardhmëria jonë është integrimi në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian. Unë përherë them, se rruga më e mirë për të ecur përpara është të përkrahja reciproke, e jo të mohojmë shtetin tjetër dhe të veprojmë kundër njëri-tjetrit.Kosova ka treguar se është shembull i shkëlqyeshëm i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe ka marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Këto marrëdhënie dëshirojmë t’i forcojmë edhe më shumë. Siç e dini, para dy muajve në Bruksel kemi filluar dialogun teknik me Serbinë, me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Unë përherë them se dialogu, nuk është rruga më e mirë, por është mënyra e vetme që vendet, të cilat kanë të kaluarën e tyre të veçantë si dhe kanë luftuar mes veti, të mund t’i normalizojnë marrëdhëniet reciproke.Mu këto mospajtime tuaja me Serbinë janë një prej arsyeve që disa shtete botërore nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. A nuk mendohet për këtë shkak, që më në fund të vijë deri te ndonjë marrëveshje a një kompromis i caktuar që do të ishte e pranueshme edhe për serbët? Për shembull, autonomi më e lartë për veriun e Kosovës ku jetojnë kryesisht qytetarët serbë?Së pari dua të them që në botë nuk ekziston asnjë shtet që ka marrëdhënie diplomatike me të gjitha shtetet e tjera. Po ashtu, do të dëshiroja të theksoj se Kosova është shtet i pavarur, shtet sovran që ka integritet të definuar territorial. Kanë kaluar vetëm tri vite nga shpallja e pavarësisë dhe na kanë njohur 84 shtete. Me shumicën e këtyre  vendeve kemi lidhur marrëdhënie diplomatike dhe në mesin e tyre janë shtetet më të fuqishme botërore.Siç e thashë më parë, përgjigjja e vetme për të gjitha komunitetet në Kosovë është plani i Ahtisarit. Ky plan është pranuar nga administrata kosovare në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dhe është aprovuar në parlamentin tonë me shumicën e votave. E përsëris prapë, se duhet të ndërpritet të flitet për idetë që i takojnë shekullit të kaluar, për ndarje apo shkëmbim të territoreve. Ta ndërtojmë një shoqëri me të drejta dhe me përgjegjësi të barabarta. Ky është parimi i artë i Bashkimit Evropian. Ky është drejtimi të cilin qytetaret e Kosovës e kanë zgjedhur. Në këtë drejtim e kanë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kush është…Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga (36) mund të krenohet me disa epitete “më e” — është femra e parë në funksionin më të lartë dhe po ashtu presidentja më e re e këtij vendi.Ka kryer studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë dhe ka punuar si oficere policie. Më vonë ka qenë zëvendëse e drejtorit të Policisë së Kosovës. Edhe pse në rrethin e udhëheqësve politikë ishte figurë relativisht e panjohur, në parlament fitoi mbështetje shumë të madhe. U zgjodh në prill të këtij viti. Autore: Tereza Šupováredaktore e Lidové Noviny(Përktheu: Ing Mikel Karaqi) 

This site is registered on wpml.org as a development site.