presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

BBC: KOSOVA E PAVARUR: FAKTOR STABILITETI

Në këtë aspekt mund të them se argument i fuqishëm është edhe fakti se Serbia me të gjithë mekanizmat e saj ka dëshiruar të ushtrojë dhe ka ushtruar një gjenocid ndaj popullit të Kosovës, i cili që në periudhat edhe të mëhershme ka pasur përjetime të hidhura.Kujtoj se është e rëndësishme të theksohet në këto momente se Kosova asnjëherë s’ka qenë pjesë e Serbisë në vullnetin e saj, dhe figurativisht do ta thosha se ka qenë kjo një martesë e dhunshme, në dy cilësitë që ajo ka pasur në federatën e zhbërë.

BBC: Cili është vlerësimi juaj për takimin me palën serbe.Presidenti Sejdiu: Mendoj se ka qenë një moment i rëndësishëm ku si delegacion i Kosovës kemi paraqitur vizionin tonë para bashkësisë ndërkombëtare, para Grupit të Kontaktit dhe ekipit të UNOSEK-ut, por edhe para vetë delegacionit serb, se çfarë Kosove duam të ndërtojmë, cili do të jetë qëndrimi ynë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe cili do të jetë qëndrimi ynë për proceset e mëvonshme që kanë të bëjnë kryesisht me stabilitetin e përgjithshëm rajonal dhe më gjerë. Në këtë drejtim mund të them se ne kemi një përkushtim normal që del nga mandati i dhënë nga populli i Kosovës, për pavarësinë e Kosovës, një mandat që buron nga vullneti politik si e drejtë e natyrshme e popullit të Kosovës, duke pasur parasysh edhe proceset e mëhershme nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës, nga rëndësia mund të nxirret këtu çështja e referendumit e vitit 1991, si dhe proceset e tjera gjatë gjithë viteve të 90-ta, dhe një luftë e nevojshme e qytetarëve të Kosovës për të rezistuar atë që na kanosej për zhbërje totale të Kosovës dhe popullit të saj. Në këtë aspekt mund të them se argument i fuqishëm është edhe fakti se Serbia me të gjithë mekanizmat e saj ka dëshiruar të ushtrojë dhe ka ushtruar një gjenocid ndaj popullit të Kosovës, i cili që në periudhat edhe të mëhershme ka pasur përjetime të hidhura. Kujtoj se është e rëndësishme të theksohet në këto momente se Kosova asnjëherë s’ka qenë pjesë e Serbisë në vullnetin e saj, dhe figurativisht do ta thosha se ka qenë kjo një martesë e dhunshme, në dy cilësitë që ajo ka pasur në federatën e zhbërë. Në këtë aspekt ne duam që ky episod i historisë të përfundojë njëherë e përgjithmonë, sikur që ka përfunduar edhe për ish-njësitë e tjera federale. Po të pyesni sot sllovenët, kroatët, maqedonasit dhe malazezët së fundi pse nuk kanë dëshiruar të jetojnë me Serbinë, janë argumente shumë të qëndrueshme e lëre më të kërkohet nga shqiptarët që të vazhdojnë të jetojnë. BBC: Zoti President, e besoni se ky takim shënon fillimin e përmbushjes së asaj që ju e quani, vullnet i popullit të Kosovës, për pavarësi?Presidenti Sejdiu: Mendoj se është një pjesë e rëndësishme e procesit. Ne kemi filluar bisedimet për çështjet praktike që do t’i quaja si pjesë ndihmëse për definimin final të statusit dhe mendojmë se pikërisht ky vizion që ne kemi shfaqur si dhe argumente të tjera të shumta, që do t’i quaja edhe të karakterit ndërkombëtar, do të përshpejtojë edhe më tepër veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për ta nxjerrë 2006 në përcaktimin e statusit apo atë që ne e themi thjesht – njohjen e pavarësisë së Kosovës. BBC: Por, zoti President, pavarësia e Kosovës nënkupton përmbushjen e vullnetit të shumicës në Kosovë. Si do ta akomodoni pakicën në këtë vizion tuajin për Kosovën?Presidenti Sejdiu: Pavarësia e Kosovës është një zgjidhje e qëndrueshme për të gjithë, jo vetëm për shumicën, për mbi 90 përqindëshin, por edhe për pakicat. Kjo sepse ne do të hyjmë me dëshirë dhe me vullnet në obligimet ndërkombëtare për respektimin e standardeve më të larta që kanë të bëjnë me trajtimin e pakicave në Kosovë. Dhe të them edhe një fakt paralel se në Kosovë, të gjitha pakicat e tjera që jetojnë anojnë apo e duan pavarësimin e Kosovës. Ndërkaq, pjesa serbe ka hezitimet e veta. Ne i kuptojmë sepse një pjesë e madhe e tyre është thjeshtë e manipuluar apo e dirigjuar drejtpërdrejt nga Beogradi. Çështja e dytë është se pavarësimi i Kosovës do të hapë perspektiva të reja zhvillimore, një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Kosova do të ketë mundësinë e trajtimit të saj nga faktori ndërkombëtar si një subjekt ndërkombëtar, mundësia e qasjes në Fondin Monetar Ndërkombëtar për kreditime dhe në hapjen e procesit të investimeve të lirshme ku qeveria e Kosovës do të jetë garant i fuqishëm i tyre. Në këtë aspekt e quajmë të nevojshme të kemi një stabilitet të brendshëm ekonomik që do të jetë, natyrisht, i mbështetur edhe me resurset e mëdha që ka Kosova. Ajo ka pasuri minerale të paskajshme, ka resurse të mira njerëzore dhe qëndrimin e saj të rëndësishëm e ka se dëshiron të menaxhojë me to por të ketë edhe bashkëpunim të karakterit integrativ apo bashkëpunimeve rajonale. Po them edhe nga aspekti politik, Kosova e ndjen të nevojshme të ketë një fqinjësi të mirë edhe me vendet e rajonit dhe me vetë Serbinë. BBC: Dhe ju me pavarësinë e Kosovës garantoni edhe qëndrueshmërinë rajonale?Presidenti Sejdiu: Mendoj se Kosova është një nga pikat nevralgjike që për një kohë të gjatë është në një pozicion të pazgjidhur. Kjo zgjidhje definitive që do të bëhet me pavarësimin e Kosovës është një kontribut i drejtpërdrejt në këtë drejtim.

This site is registered on wpml.org as a development site.