Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Portugali është pritur në takim nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa në Pallatin Presidencial “Belem” në Lisbonë. Sipas Presidentes Osmani, vizita e dytë në këtë shtet është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të cilat tashmë ndodhen në një fazë dinamike me fokus në intensifikimin…
Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Portugali

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali. Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa. Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e…
Presidentja Osmani mori pjesë në varrimin e ish-Presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari

Me ftesë të Qeverisë finlandeze, Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu, morën pjesë sot në varrimin e ish-Presidentit të Finlandës, Martti Ahstisaari. Në funeralin shtetëror të mbajtur në Helsinki ishin prezent më shumë se 800 të ftuar, krerë e përfaqësues të shteteve, si dhe bashkëpunëtorë nga etapa të ndryshme të karrierës së…
Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë. Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe…
Presidentja Osmani takoi Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor. Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së…
Presidentja Osmani mori pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Singapor, ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me…
Presidentja: Takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, po qëndron për vizitë pune në Singapor, ka thënë se takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë…
Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Singapor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor gjatë së cilës do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror. Gjatë qëndrimit në Singapor, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe nga kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong. Në kuadër të kësaj vizite…
Presidentja Osmani priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje priti në takim pune guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili e njoftoi për punën e bërë në BQK dhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar të vendit. Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e…
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra. Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe…