presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Presidentja Osmani takoi presidentin e Kenias, William Ruto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto. Në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre. Presidentja Osmani ka theksuar se…

Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Dubai, ku po zhvillon punimet e COP28, konferenca kryesore globale. Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të…

Presidentja Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në COP28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në COP28 në Dubai. “Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e rrugës euroatlantike të vendit tonë. Gjatë #COP28 falënderova Kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shpreha vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e…

Presidentja Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në COP28

Presidentja Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në COP28 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen,  në COP28 në Dubai. “Kënaqësi të bisedoj me Kryeministren daneze Mette Frederiksen gjatë #COP28. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe…

Presidentja Vjosa Osmani u takua me ish- Sekretarin John Kerry, në COP28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ish- Sekretarin John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të Shteteve të Bashkuara për Klimën, në COP28 në Dubai, të cilin e ka informuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë. “Në COP28 u takova me Sekretarin John Kerry të cilin e informova rreth…

Presidentja Osmani kujton Presidentin Rugova në përvjetorin e lindjes së tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Presidentin Rugova në përvjetorin e lindjes së tij.Kujtimi i plotë i Presidentes Osmani:“Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës.2 dhjetori na e kujton rrugëtimin tonë drejt lirisë e pavarësisë dhe na e forcon bindjen për fuqizimin…

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.Në takim u diskutua për raportet Kosovë-Turqi, intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe raportet tregtare në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja ritheksoi përkushtimin…

Presidentja Osmani takoi ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e…

This site is registered on wpml.org as a development site.