DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Është preferencë e Ekipit të Unitetit që pavarësia të rrumbullakohet nëpërmjet procesit në Këshillin e Sigurimit

Prishtinë, 19 qershor 2007 –
Ekipi i Unitetit ka diskutuar sot për përgatitjet për Kushtetutën e Kosovës dhe çështje tjera që lidhen me statusin e Kosovës.

Zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, z.Skender Hyseni tha se në takimin e sotëm u shtrua çështja e një pyetësori, i cili kërkon qëndrime politike rreth disa çështjeve të cilat duhet te përfshihen në Kushtetutën e re të Kosovës.Sipas tij,  z. Hajredin Kuqi udhëheqës i Komisionit për hartimin  e Kushtetutës, e njoftoi  Ekipin e Unitetit  për përparimin që është bërë në hartimin e Kushtetutës , por në mënyrë specifike, ai  tha se, është formuar një grup i vogël që do të japë disa propozime rreth pyetjeve qe kërkojnë  qëndrime politike siç mund të jetë  mënyra e zgjedhjes së Presidentit  ose çështje të kësaj natyre, pyetje këto që kërkojnë konsensus  dhe qëndrim të qartë  politik.Ekipi i Unitetit mirëpret dhe përshëndet deklaratën zyrtare që ka dalë  dje nga takimi  i Ministrave të Jashtëm të BE-së, dhe në veçanti qëndrimin se çështja e statusit të Kosovës duhet zgjidhur në mënyrë rapide, siç thuhet atje shumë  shpejt, dhe po kështu qëndrimin se Kosova është rast sui generis dhe nuk paraqet precedent për asnjë vend tjetër.z. Hyseni tha se nëpër zyrat e OKB-së ka shumë ide që qarkullojnë, por deri tani  është vetëm një draft, ai i projektrezolutës në bazë të propozimit të Presidentit Ahtisari.“Ne insistojmë që sa më shpejt të nxirret  në votim draft-rezoluta në Këshillin e  Sigurimit, në mënyrë që të qartësohet  rruga që Kosova duhet të ndjekë”Askush nuk e përjashton asnjë mundësi, mund të ndodhë që Kosova do të detyrohet, edhe në rrugë alternative ta rrumbullakojë  statusin e vet, por për këtë përgjegjësinë do ta bartin ato vende në Këshillin e Sigurimit, të cilat e kanë bllokuar procesin në Kombet e Bashkuara.

This site is registered on wpml.org as a development site.