VIDEO - Mesazhi i presidentit Thaçi për Vitin e Ri 2018

Të dashur qytetarë,

Viti që po lëmë pas ishte me përplot sfida e peripeci, por ne arritëm ta ruajmë besimin dhe përkushtimin për një të ardhme, një shtet dhe një shoqëri më të mirë.
 
Viti që po vjen është viti i dhjetëvjetorit të parë të shtetësisë sonë dhe si jubile duhet të shërbej si motiv shtesë për ne, që të shënojmë progres edhe më të madh për shtetin dhe qytetarët tanë.
 
Në këtë natë të ndërrimit të moteve, ju ftoj që t’i kujtojmë më të dashurit tanë që na mungojnë shumë, por së bashku dua që dollinë ta ngremë për brezat e rinj, që po rritën të lirë dhe me të ardhme të sigurt në vendin tonë.
                                                                           
Gëzuar të gjithëve dhe shëndet në familjet tuaja! #Kosova10