Presidenti Thaçi votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Prishtinë, 11 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen në vendin tonë.

Në një deklaratë për media, presidenti Thaçi theksoi “Janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin e Kosovës, për kultivimin e demokracisë, afirmimin e shtetit tonë, të konsolidimit dhe forcimit të institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët pa dallim partie politike apo etnie që të dalin masovikisht në zgjedhje të votojnë për të ardhmen e vet”.