Presidenti Thaçi viziton disa shkolla të Kosovës në prag të përfundimit të vitit shkollor 2016/2017

Prishtinë, 25 maj – Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2016 / 17, gjatë ditëve ta ardhshme, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë nxënësit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore.

Presidenti Thaçi, si gjithmonë, mbetet i  përkushtuar për rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve, vazhdimin e reformave në arsim, si parakusht për rritjen e zhvillimit ekomomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.