Presidenti Thaçi udhëtoi për në SHBA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues amerikanë dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse.