Presidenti Thaçi udhëtoi për në Bruksel

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.