Presidenti Thaçi takon koordinatorin e programeve për zhvillim pranë UNDP, Andrew Russell

Prishtinë, 8 mars 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, i cili është edhe koordinator i programeve për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, me të cilin biseduan për punën e UNDP-së në Kosovë.

Kreu i shtetit e falënderoi mysafirin për angazhimin e UNDP-së në vend.

Koordinatori Russell theksoi se UNDP e mbështet nismën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, me ç’rast ka shprehu vullnetin e tij që UNDP të ofrojnë ekspertizën e saj në këtë drejtim.

Presidenti Thaçi, tha se ky komision do të jetë vendas, por se përkrahja ndërkombëtare është e mirëseardhur, veçanërisht me përvojat nga rastet e tjera të ngjashme në botë.

“Jemi të hapur për bashëpunim”, përfundoi presidenti Thaçi.