Presidenti Thaçi takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen

Vjenë, 30 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, kanë zhvilluar një takim miqësor me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Bellen, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë procese historike që kanë të bëjnë me formimin dhe forcimin shtetit të Kosovës.

“Austria është një partner i fuqishëm evropian i Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka theksuar se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij.