Presidenti Thaçi priti ambasadorin Pekka Metso

Prishtinë, 29 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka pritur sot Ambasadorin Pekka Metso, ambasador fuqiplotë për proceset e dialogut ndër-kulturor dhe ndër-fetar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës në Helsinki me të cilin ka biseduar për angazhimin për dialog në rajon.

Presidenti Thaçi njoftoi Ambasadorin Metso se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si mjet për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Kosova kërkon dinamikë të re të dialogut me Serbinë që procesi të kthehet në rrugë për marrëdhënie të mira fqinjësore, pajtim dhe njohje mes dy shteteve”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Kemi iniciuar edhe dialogun e brendshëm, mes komuniteteve, për pajtim të brendshëm”, është shprehur Presidenti Thaçi dhe ka veçuar se “Kosova veçanërisht ka arritur sukses në promovimin e dialogut në mes feve”.

“Konferenca Inter-Faith ka bërë Kosovën shembull në botë për dialogun në mes feve të ndryshme”, u shpreh Presidenti Thaçi.