Presidenti Thaçi ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë

Prishtinë, 04 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Suedisë, Henrik Nilsson.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Nilsson për punën që ka bërë përgjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Suedia gjithmonë ka mbështetur Kosovën, sidomos në fazën e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka theksuar Presidenti.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Suedisë, Henrik Nilsson ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunim, duke thënë se do të mbetet gjithmonë një mik i Kosovës.

\"Suedia e përkrah të ardhëm evropiane të Kosovës dhe të tërë rajonit\", u shpreh Ambasadori Nilsson.

Presidenti Thaçi shprehu kënaqësinë që në kohën kur ambasadori Nilsson shërbeu në Kosovë, Suedia ka ngritur nivelin e përfaqësimit në nivel Ambasade dhe i ka uruar atij suksese të reja në punën e tij.