Me ftesë të Universitetit të Oxfordit, presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Londër

Vjenë, 31 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas Austrisë, me ftesë të Universitetit prestigjioz të Oxfordit, ka udhëtuar për në Londër, ku para një publiku të zgjedhur do të mbajë një ligjëratë me temën “Kosova dhe rruga drejt pavarësisë”.

Presidenti Thaçi, po ashtu do të zhvillojë disa takime me miq të Kosovës, që në të kaluarën kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.