Mbretëresha e Danimarkës dhe Kryeministri i Japonisë urojnë presidentin Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar urime për Vitin e Ri edhe nga Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II, Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Në kartolinat e tyre dërguar presidentit Thaçi, Kosovës dhe popullit të saj u urohet një vit i mbarë dhe me prosperitet.