Aktivitetet

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga, përkatësisht nën patronatin e Këshillit Kombëtarë për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Britanisë së Madhe, në Prishtinë me datë 10 deri më 13 qershor 2014, u organizuan një varg aktivitetesh për shënimin e Samitit Global për të Ndalur Dhunën Seksuale në Konflikte, i cili u mbajt në Londër me moton #timetoact / #kohapërveprim . Gjithashtu më 12 Qershor u mbajtë Manifestimi qendrore, në Sheshin 21, ku u ftuan të gjithë antarët e Këshillit dhe pjesëmarrës të tjerë, në të cilën u  transmetuan  mesazhet e Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Sekretarit të Jashtëm Britanik z. William Hague dhe Përfaqësueses së veçantë të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët znj. Angelina Jolie, lidhur me Viktimat e dhunës Seksuale gjatë luftës dhe mbështetjen që duhet ta kenë këto viktima nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Manifestimi u përmbyllë me transmetimin e dokumentarit nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe me një koktej rasti.


1.    Takimi inagurues i Këshillit më 7 Mars 2014
2.    Editorial i botuar në Gazetën Tribuna më 8 mars 2014
3.    Pas amendamentimit të ligjit, është përshëndetur amendamentimi i ligjit me komunikatë për media më 20 Mars 2014.
4.    Fjala e Presidentes Jahjaga në fillimin e “Javës së Gruas në Kosovë”, më 24 Mars 2014.
5.    Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Samitin Global të Grave, Paris 06 Qershor 2014.
6.    Porosia e Presidentes së Republikës së Kosovës në kuadër të aktiviteteve në Kosovë që kanë shënuar Samitin Global për të parandaluar Dhunën Seksuale në Konflikte, e enjte, 12 qershor 2014.
7.    Fjalimi i Presidentes në Samitin Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit në Londër, 12 Qershor 2014.
8.    Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga, përkatësisht nën patronatin e Këshillit Kombëtarë për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Britanisë së Madhe janë organizuar në Prishtinë një varg aktivitetesh për shënimin e Samitit Global për të Parandaluar Dhunën Seksuale në Konflikte, me moton #timetoact / #kohapërveprim i cili u mbajt në Londër prej 10 deri më 13 qershor 2014.
9.    Ndër të tjera ishte ndriçimi i Sahat Kullës me moton #timetoact, 2 diskutime televizive te TV 21 (Ambasadaori  Ian Cliff dhe ministrja Citaku) dhe RTK (Emisioni Imazh: Myrna Macgregor nga Ambasada Britanike, Igballe Rogova, Sabahate Pacolli, Flora Macula) ku është dakorduar paraprakisht që të flitet rrethë rëndësisë së formimit dhe hapave konkret të Këshillit Kombëtar, dhunës seksuale si mjet lufte dhe trajtimi i kësaj kategorie të viktimave civile në Kosovë dhe
10.    Eventi qendror i organizuar në Sheshin 21 ku janë transmetuar mesazhet e Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Sekretarit të Jashtëm Britanik z. Ëilliam Hague dhe Përfaqësueses së veçantë të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët znj. Angelina Jolie. Ku gjithashtu kanë mbajt fjalë rasti Ministria e Integrimeve Evropian znj. Vlora çitaku dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Ian Cliif dhe ku është transmetuar dokumentari i OJQ-së Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
11.    fem talk- mbi këtë temë i organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.