Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka dekretuar themelimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian (KKIE) më 27 mars 2012. Këshilli është mekanizëm bashkërendues institucional nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Këshilli bashkërendon ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe rekomandon konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian.

Funksionet e Këshillit

  • Të përcaktojë orientimin strategjik të procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës;
  • Të koordinojë dhe harmonizojë qëndrimet e institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, me qëllim që të sigurojë përkrahjen e nevojshme institucionale politike dhe shoqërore për zbatimin e reformave të nevojshme;
  • Të përcjellë progresin e Republikës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
  • Të japë rekomandime për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe për negociatat me Komisionin Evropian dhe me shtetet anëtare të BE-së.


Linqet


Kontakt


Tel.: +381 38 211 891 
E-mail: kkie@president-ksgov.net

Udhëheqëse

 

  • Presidentja e Republikës së Kosovës;

 

Anëtarët e Këshillit


  • Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
  • Kryeministri i Republikës së Kosovës;
  • Udhëheqësit e partive dhe subjekteve politike parlamentare / shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës;
  • Ministri i Punëve të Jashtme;
  • Ministrja e Integrimit Evropian;
  • Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal;
  • Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian;
  • Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme;
  • Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
  • Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës;
  • Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës;
  • Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës;
  • Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës;
  • Përfaqësues nga shoqëria civile.

 

Më 7 tetor 2013, Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian miratoi Strategjinë e Kombëtare për Integrim Evropian, “Kosova 2020: Një qasje pjesëmarrëse.” Procesi i hartimit të Strategjisë u iniciua në takimin e parë të Këshillit, në mars të vitit 2012, ku u rekomandua themelimi i një Task Force me qëllim hartimin e Strategjisë Kombëtare, duke siguruar konsensus të plotë me të gjithë aktorët e shoqërisë kosovare të përfshirë në këtë proces. Hartimi i Strategjisë është mbështetur nga të gjitha institucionet, partitë politike, shoqëria civile, komuniteti akademik dhe i biznesit, si dhe akterët tjerë relevant të shoqërisë.

 

Dokumenti i strategjisë: 



Analiza mbështetëse për Strategjinë Kombëtare: