Fjalimi vjetor i presidentit Thaçi në Kuvendin e Kosovës

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës,
I nderuar Kryeministër dhe Ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare,
Të nderuara deputete, të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë Republikës së Kosovës,


Me lejoni që t’ju falënderoj juve të nderuar deputetë të Kuvendit tëRepublikës së Kosovës, që më keni dhënë këtë mundësi të raportoj përpara jush dhe qytetarëve tanë për punën time si President i Republikës sëKosovës, respektivisht për punën tonë të përbashkët në forcimin eshtetësisë së Kosovës.

Sigurisht, prioritet i ynë i përbashkët mbetet gjithmonë angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, jam angazhuar për respektim dhe fuqizimtë të drejtave të njeriut për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.

Duke filluar nga diskutimet për nevojën për përfaqësim të barabartë të gruas në të gjitha institucionet e deri te Parada e Nderit, e kam bërë tëqartë se:

Shteti i Kosovës, shoqëria kosovare, janë ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë për secilin qytetar;

Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe të gjithë duhet t’igëzojnë të drejtat e barabarta në përpjekje për të realizuar aspiratat e tyre.

Kjo nënkupton, që ne duhet të sigurojmë prosperitet dhedinjitet për secilin qytetar, qoftë për punëtorin, për pensionistin,mjekun, policin, ushtarin, për mësuesin, studentin apo nxënësit nëshkolla.

Ne e dimë se për ta rritur mirëqenien e qytetarëve tanë, ne duhet ta zhvillojmë ekonominë tonë dhe ta rrisim prodhimtarinëvendore.

Në shërbim të këtij qëllimi, jam angazhuar në mënyrëaktive në promovimin e ekonomisë kosovare, të prodhimeve kosovare, nëpërfshirjen sa më të madhe të diasporës në investimet në Kosovë.

Me konsolidimit e shtetit tonë, përkrahja e zhvillimit ekonomik të venditka filluar të marrë vend qendror në angazhimin tim si president, poredhe të institucioneve tjera të shtetit të Kosovës.

Në koordinimme institucionet relevante, e kam përkrahur nënshkrimin e kontratës përprojektin për Kosovën e Re, që sjellë investimin më të madh privat nëhistorinë e Kosovës, me 1.3 miliardë euro investime e që do të hap mbi10 mijë vende pune.

Përveç kësaj, unë vazhdoj të besoj sepërmirësimi i infrastrukturës rrugore është kusht i domosdoshëm përzhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Prandaj, kam përkrahurpërfundimin e projekteve për autostrada që do të lidhin Kosovën merajonin e më gjerë, duke u mundësuar lëvizje më të lirë njerëzve dhemallrave.

Sigurisht se sot ishte kënaqësi të inauguronim edhe segmentin e dytë të autostradës “Arbër Xhaferi”.

Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,


Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bazamenti kryesor i çdo shtetidemokratik, duke përfshirë shtetin tonë, është sundimi i rendit dheligjit.

Asnjë fushë e shoqërisë sonë, nuk mund të jetëfunksionale në rast se ne nuk e fuqizojmë sundimin e rendit e ligjit dhe në rast se ne dështojmë të garantojmë se të gjithë janë të barabartëpara ligjit.

Me dekretimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve ngakomunitetet jo-shumicë, shumica nga të cilët punojnë në pjesën verioretë Kosovës, kemi shtrirë rendin kushtetues e ligjor të Kosovës në çdocep të shtetit tonë.

Për këtë qëllim, kam punuar me të gjithainstitucionet e drejtësisë që të vazhdojmë reformën dhe konsolidimin egjyqësorit për të garantuar që jo vetëm të kemi ligje të shkruara mirë,por edhe implementim të plotë të këtyre ligjeve.

Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit janë dhe duhet të mbeten prioritete.

Kosova nuk do të dorëzohet në përballje me këto sfida dhe nuk do të lejojmë që vendi ynë të perceptohet si i korruptuar.

Heronjtë e sotëm janë ata që rreshtohen në luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,


Viti 2017 ishte vit i të arriturave përkundër shumë sfidave.

Kemi kaluar dy palë zgjedhje, ato të përgjithshmet në qershor dhe ato për kuvende komunale e kryetarë komunash në tetor.

Këto dy procese elektorale kanë dëshmuar edhe një herë pjekurinë e politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.

Kjo i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re, kuvendeve të reja komunale dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj të komunave të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryetarët e zgjedhur të komunave, taniduhet të punojnë me përkushtim për realizimin e prioriteteve tëpërcaktuara dhe ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Kur jemi tekzgjedhjet e lira, me lejoni të theksoj se unë nuk kam hequr dorë ngapuna ime që të punojmë bashkërisht me partitë politike për të përfunduar me sukses procesin e reformës zgjedhore.

Unë konsideroj se pjesa më e madhe e punës në këtë drejtim ka përfunduar dhe gjatë vitit nëvijim ne duhet ta përfundojmë këtë proces.

Përkundër faktit sezgjedhjet qendrore dhe lokale kanë konsumuar shumë kohë dhe energji,prapëseprapë, si president në koordinim me institucionet tjera, kamvazhduar punën në realizimin e prioriteteve të rëndësisë shtetërore.

Ndër prioritet kryesore në këtë aspekt ka qenë vazhdimi i punës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ky është një proces shtetëror i natyrshëm dhe i domosdoshëm, i cili vjenedhe si rezultat i punës së pjesëtarëve të FSK-së, të cilët e kanëngritur nivelin e përgatitjes dhe tani janë të gatshëm për detyra ekompetenca të reja.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë shumetnike në të cilën mbi 10 % e pjesëtarëve të saj vijnë nga komunitetet jo-shumicë.

Forcat e Armatosura të Kosovës, po ashtu do ta ruajnë dhe fuqizojnë karakterin shumetnik.

Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për tësiguruar përkrahjen që procesi i themelimit të FAK-ut të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e tjerë strategjikë.

Unë sot ju siguroj se Kosova gjatë vitit 2018 do të ketë kapacitet e vetambrojtëse, pra një ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes dhestabilitetit në rajon dhe kudo në botë.

Kur jemi te siguria eKosovës, më lejoni të theksoj se jam krenar që shteti ynë është lider në rajon në luftimin e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit.

Ky përkushtim i ynë ka marrë mirënjohje nga të gjithë liderët e botës së lirë e demokratike.

E shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj të gjithë mekanizmat e sigurisëkombëtare që kanë kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë nëKosovë, por edhe në rajon.

Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,


E kaluara e jonë është e dhimbshme dhe kujtimet për vuajtjet tona ende mbeten të freskëta.

Por, e kaluara e jonë është edhe ajo që na bën krenarë dhe na jep forcë për të shikuar me këmbëngulje nga e ardhmja.

Për këtë qëllim, me përkushtim kam vazhduar punën për themelimin eKomisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, që synon të ndihmojë përpjekjet e shoqërisë sonë për mbylljen e kapitullit të luftës, të armiqësive dhe arritjen e pajtimit të ndërsjellë.

Prandaj jam i lumtur që pasnjë pune të madhe, kemi arritur të themelojmë ekipin përgatitor përKomisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Jam i sigurt se puna ekëtij komisioni do të japë rezultate konkrete gjatë vitit 2018 dhe mëkëtë rast, dua të falënderoj organizatat e familjeve të të pagjeturve,shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre.

Dialogu mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen eproblemeve brenda shtetit tonë, por edhe me shtetet tona fqinje.

Në kuadër të angazhimit tim për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në tërëEvropën Juglindore, është edhe përkushtimi i ynë i përbashkët në kuadërtë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës sëKosovës dhe Serbisë.

Tani jemi gati për të vazhduar fazënpërfundimtare të këtij procesi, i cili do të vazhdojë të ndërmjetësohetnga BE-ja dhe të përkrahet fuqishëm nga SHBA-ja.

Sigurisht se kjo fazë përmbyllëse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Për ketë qëllim, kam filluar konsultat formale dhe jo formale me partitëpolitike dhe shoqërinë civile, me qëllim që të themelojmë një Grup tëUnitetit për të siguruar gjithëpërfshirje në këtë proces.

Unëedhe sot ju bëj thirrje publike që të jemi të bashkuar në këtë procesdhe në çdo proces tjetër që është me interes shtetëror.

Sa herë jemi bashkuar, Kosova ka fituar dhe qytetarët tanë na kanë mbështetur.

Kështu duhet të jetë përsëri, sepse e ardhmja e jonë, integrimi i shtetit tonë në strukturat veriatlantike, varet në masë të theksuar nga ky proces.

Në çdo rrethanë, unë ju siguroj juve të nderuar deputetë dhe qytetarë tëRepublikës së Kosovës, se procesi i dialogut do të jetë transparent dhese çdo marrëveshje e arritur, do të ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,


Kredibiliteti ynë shtetëror në arenën ndërkombëtare dhe shpejtësia me të cilën iafrohemi anëtarësimit në BE dhe NATO, varet kryesisht nga seriozitetiynë në përmbushjen e obligimeve tona shtetërore.

Në këtë aspekt,ne nuk mundemi që në vazhdimësi të drejtojmë gishtin nga BE-ja, NATO-jaapo bashkësia ndërkombëtare duke kërkuar që t’i mbajmë ata fajtorë tëvetëm për ngecjet tona.

Ne duhet t’i pranojmë lëshimet tona dhet’i përmirësojmë ato sa më shpejt që mundemi, sepse vetëm kështu mund ta zëmë hapin me shtetet fqinje në procesin e integrimeve euroatlantike.

Prandaj, duhet ta ratifikojmë pa humbur kohë marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Janë inkurajuese bisedat e fundit që janë duke u zhvilluar në kuadër tëinstitucioneve të Kosovës, të përfshirë të gjithë, edhe Kuvendi, edheQeveria dhe gjithë njerëzit vullnetmirë, ekspertë vendorë endërkombëtarë, që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që është emundur, pra në javët e ardhshme.

Duhet që pa humbur kohë tëthemelojmë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në përputhje memarrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepseBE-ja dhe shumë shtete tjera partnere janë të zhgënjyera me paaftësinëtonë për të zbatuar zotimet e marra përsipër.

Sa më shpejt përmbushim detyrat tona, aq më shpejt do të mund të bëjmë hapa seriozë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Si President i Republikës së Kosovës i kam bërë thirrje vazhdimisht BE-sëpër veprime jo vetëm teknike, por mbi të gjitha strategjike përanëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Më vjen mirë që tani së fundmi edhe Bashkimi Evropian e thotë qartë semënyra më e mirë për të siguruar paqen afatgjate në rajonin tonë ështëanëtarësimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Unë vazhdoj të besoj se mënyra më e mirë është që të gjitha shtetet eBallkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë,pavarësisht faktit se disa shtete kanë bërë progres më të madh nëpërmbushjen e kritereve për anëtarësim.

Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,


Një kohë të konsiderueshme të punës sime ia kam kushtuar edhe përpjekjevepër konsolidimin e shtetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Vitin 2017 e fillova me vizitë në SHBA dhe takim me Zëvendëspresidentin eatëhershëm Biden, ndërsa e vazhdova me vizitën tjetër në SHBA nështator, duke takuar Zëvendëspresidentin e tashëm Pence.

Këto dyvizita kanë konfirmuar edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikësmbesin partner i Republikës së Kosovës dhe se Uashingtoni mbetet ipërkushtuar për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe nërajon.

Por, pjesë e këtij partneriteti është edhe përgjegjësiajonë që të sillemi si shoqëri dhe si shtet i pjekur politikisht, igatshëm të luajë rol konstruktiv në rajon dhe më gjerë, duke ndërtuarmarrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit.

Gjatë këtij viti kam realizuar vizita bilaterale dhe kam marrë pjesë në forume dhe konferenca të ndryshme.

Me ketë rast, dua të veçoj edhe vizitat bilaterale në Kanada, Kroaci e Turqi.

Kam takuar Presidentin e Bullgarisë në Sofje, Presidentin e Austrisë në Vjenë dhe Mbretin Abdullah në Aman.

Jam nderuar me audiencë tek Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Kam përfaqësuar Kosovën në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë,në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Jordani, në KonferencënNdërkombëtare të Sigurisë në Halifax, në Forumin e Kroacisë dhe nëSamitin Bërdo-Brione, etj.

Në këto forume, ndër të tjera mekrenari kam prezantuar transformimin e Kosovës nga një konsumues imekanizmave të paqes e sigurisë në një promovues dhe kontribuues tëpaqes dhe bashkëjetesës në mes të popujve.

Kjo ka forcuar bindjen në botë se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe të qëndrueshme në tërë Evropën Juglindore.

Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,


Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar qartë se duan të shohin liderët etyre të zgjedhur politikë të bashkuar në të gjitha çështjet e interesitnacional dhe shtetëror.

Prandaj është detyra e imja, detyra ejuaja si deputetë, detyrë e të gjithë neve, që të punojmë pa u ndaluarpër të mirën tonë të përgjithshme.

Si President i Republikës sëKosovës do ta përcjell me vëmendje punën e institucioneve shtetërore nëpërmbushjen e aspiratave dhe synimeve të qytetarëve të Republikës sëKosovës.

Prandaj, uroj që të na prijë e mbara në realizimin e qëllimeve tona të mira në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë.

Le të jetë viti 2018, vit i unitetit politik e qytetar të Kosovës.

Në fund, pasi jemi në prag të festave të fundvitit, më lejoni t’ju urojpaqe, shëndet, gëzim e lumturi, juve dhe familjeve tuaja, çdo qytetaritë Republikës së Kosovës.

Për shumë mot, urimet më të mira për Kërshëndellat dhe gëzuar Vitin e Ri!