Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsion


Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, ka themeluar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë Këshilli) më 14 shkurt 2012. Këshilli në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet në fuqi ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të institucioneve e agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të fushëveprimit  të tyre, për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. 

Funksionet e Këshillit:

  • Të koordinoj aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
  • Të identifikojë dhe të koordinoj aktivitetet në përkrahje të zbatimit të strategjisë kombëtare në luftimin e korrupsionit.
  • Të përcaktoj prioritetet dhe politikat për zbatimin e agjendës legjislative në ngritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsion.
  • Të koordinoj punën e aktivitetet e institucioneve përgjegjëse në forcimin e mekanizmave ekzistues për luftimin e korrupsionit.
  • Të rrisë vetëdijen e shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit 


Linqet


Udhëheqëse e Këshillit:

  • Presidentja e Republikës së Kosovës


Anëtaret e Këshillit:

  • Agjencia Kundër Korrupsionit
  • Auditori i Përgjithshëm i Kosovës
  • Komisioni Parlamentar për Legjislacion
  • Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa
  • Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike
  • Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  • Këshilli Prokurorial i Kosovës
  • Gjykata Supreme e Kosovës
  • Këshilli Konsultativ për Komunitete
  • Ministria e Drejtësisë
  • Ministria e Punëve të Brendshme
  • Ministria për Integrime Evropiane
  • Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
  • Policia e Kosovës
  • Njësia e Qendrës së Inteligjencës Financiare


Pjesëmarrës jo anëtarë të Këshillit, që ftohen varësisht nga Agjenda e takimit:

  • Përfaqësues të institucioneve tjera që nuk janë anëtar të Këshillit
  • Përfaqësues të shoqërisë civile
  • Përfaqësues të misioneve ndërkombëtare